1. Të mos takosh njerëz të ri

Njerëzit e pasur adhurojnë të takojnë njerëz të ri. 68% e njerëzve të pasur deklaruan se atyre u pëlqen të njohin njerëz të ri. Vetëm 11% e njerëzve të varfër thanë të njëjtën gjë. Shumica e njerëzve që kanë stabilitet financiar përpiqen sa më shumë që tu japin të tjerëve përshtypje të mirë për vetën dhe ta mbajnë atë. Ata nuk harrojnë tu urojnë festat dhe ditët e tjera të rëndësishme miqve të rinj si dhe atyre të vjetër.

2. Të besosh në fat

Mund të llogarisësh në fat vetëm në raste të rralla, ndoshta atëherë kur po mundohesh të zgjedhësh mes një bluze të kuqe apo të kaltër. Por kur vjen puna tek çështjet madhore, njerëzit e pasur besojnë se ata vet e caktojnë shtegun e jetës së tyre. Kurse 90% e njerëzve të varfër e fajësojnë fatin për fatkeqësitë e tyre dhe faktor të tjerë që ata nuk mund t’i kontrollojnë. Dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre, ata investojnë para në psikiatra dhe bileta lotarie në vend që të investojnë në edukim.

3. Të urresh punën tënde

“E dua punën time!” Kjo është çfarë thonë 85% e njerëzve të suksesshëm financiarisht. Njerëzit e vobektë shohin më shumë të këqija sesa të mira në punën e tyre. Më qëndrim të tillë ndaj punës është shumë e vështirë të rrisësh të ardhurat, apo jo? Nëse nuk e pëlqeni punën që bëni, ndërrojeni dhe mos u ankoni.

4. Të mos i kushtosh rëndësi shëndetit

Njerëzit e pasur i kushtojnë shumë kohë shëndetit të tyre. Këtu përfshihen vizitat tek mjeku, mënyrën e jetës të shëndetshme, sportet (76% e njerëzve të suksesshëm bëjnë ushtrime 4 herë në javë), dietë të balancuar, si dhe nuk kanë zakone të këqija. Kurse vetëm 13% nga ata që kanë të ardhura të pakta e lidhin shëndetin me sukses.

5. Të mos rrezikosh

Vetëm 6% e njerëzve të varfër u pajtuan të ndërmarrin rrezik në mënyrë që të përmirësojnë situatën e tyre financiare. Kurse më shumë se 50% e njerëzve të pasur, që morën pjesë në eksperiment, u pajtuan që të marrin përsipër rrezikun e njëjtë. Për më tepër, shumica e njerëzve të pasur vunë në pah se të rrezikuarit të paktën njëherë në jetën e tyre i ka quar drejt dështimeve të mëdha, mirëpo ata kanë provuar të ecin përpara e jo të ndalojnë, përcjellë Zëri.info.

6 Të shikosh “reality show”

78% e njerëzve jo të pasur pëlqejnë të shikojnë spektale ku njerëzit mund të shohin detajet e jetës private të dikujt. Vetëm 6% e njerëzve të pasur shikojnë reality shows. Vlenë të cekët që njerëzve të pasur nuk u pëlqen të shohin shumë TV dhe shumë prej tyre shikojnë TV më pak se një orë në ditë. E njëjta vlenë edhe për internet: njerëzit e suksesshëm shpenzojnë më pak se një orë duke lundruar në internet, përveç në rastet kur ka të bëjë me punë.

7. Të mos lexosh shumë

“ Të mos lexosh do të thotë të mos mendosh,” ka thënë Dostojevski. 88% e njerëzve të pasur pajtohen me thënien e këtij shkrimtari. Ata lexojnë libra për vet-zhvillim, materiale në lidhje me profesion e tyre, si dhe literaturë historike të paktën 30 minuta në ditë. Ndërsa vetëm 2% e njerëzve të varfër i kushtojnë kaq kohë leximit.

8. Të zgjohesh vonë

Më shumë se gjysma e biznesmenëve me të ardhura të larta zgjohen 3 orë para se të fillojë dita e punës, që i bie rreth orës 5 të mëngjesit. Ato e shpenzojnë këtë kohë duke planifikuar se çfarë duhet të bëjnë, duke punuar në projektet personale (në qoftë se punojnë për kompani të mëdha) dhe duke u marr me sport.
Disa nga njerëzit e suksesshëm i shpenzojnë 10 deri në 15 minuta duke medituar ose thjesht duke menduar për diçka në qetësi. Të zgjohesh herët sidoqoftë nuk do të thotë të mos flesh mjaftueshëm. Kjo pasi 89% e njerëzve të pasur i bëjnë 7-8 orë gjumë dhe bien të flenë në kohën e rekomanduar: që i bie në mes të orës 9 dhe 10 në mbrëmje.

9. Të komunikosh me njerëz toksik

96% e njerëzve që jetojnë duke pritur rrogën e njohin dikë që i pëlqen të merret me thashetheme dhe të ankohet për jetën e tyre. Njerëzit e suksesshëm komunikojnë me ata që nuk janë negativ por që në fakt i inspirojnë ata. Mund të njohësh më shumë kësi njerëz nëse merr pjesë në ngjarje kulturore, bënë punë vullnetare ose anëtarësohesh në ndonjë organizatë jofitimprurëse.
Mirëpo, duhet të shpenzosh tërë kohën duke u marrë me vetën deri sa të takosh njerëz që ia vlejnë kohën tuaj.

10. Të shpenzosh shumë

Shumica e njerëzve të varfër shpenzojnë më shumë sesa fitojnë. Me siguri njihni njerëz që blejnë vetura e telefona të shtrenjtë dhe gjëra të tjera me kredit edhe pse nuk mund t’i përballojnë financiarisht dhe nuk iu duhen. Njerëzit e pasur zakonisht i përmbahen këtij sistemi të shpërndarjes së të ardhurave:
• 20% – kursime
• 25% – qira
• 15% – ushqim
• 10% – zbavitje
• 5% – shërbim makine
• Pjesën tjetër të parave e shpenzojnë në gjëra të përkohshme siç janë veshja, medikamentet dhe edukim.

Shtesë: Si të gjeni pasionin tuaj?

Pasi Tom Corley hulumtoi zakonet e njerëzve të suksesshëm, ai erdhi në përfundim që ata janë të suksesshëm pasi që ata në radhë të parë bëjnë diçka që e duan vërtetë dhe më pas e shfrytëzojnë atë si burim të të ardhurave. Nëse jeni ende duke kërkuar për profesion, ja një plan veprimi:
1. Bëjë një listë të gjërave që të pëlqejnë t’i bësh. Nënvizojë ato që kërkojnë të kesh ndonjë aftësi specifike.
2. Tani nënvizoj 10 gjëra që të pëlqen t’i bësh më shumë se të parat. Vlerësoji me një shkallë prej 1 deri në 10, ku 10 qëndron për një aktivitet jo vetëm që të pëlqen por edhe të bënë të lumtur.
3. Pas kësaj, vlerësoji të njëjtat aktivitete duke marr parasysh të ardhurat potenciale. Për shembull, llogarit se sa shalla mund të thurësh për një muaj, dhe llogarit sa para mund të fitosh nga shitja e tyre.
4. Se fundmi, shtoi pikët për secilën punë. Ajo që merr më së shumti pikë duhet të jetë synimi yt në jetë.

Çfarë tjetër mendoni se është e nevojshme për të rritur të ardhurat tuaja? Zeri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu