Numri i turistëve të huaj po rritet nga viti në vit në Shqipëri. Por, numri i madh që vijnë shohin disa gjëra që ju pëlqejnë dhe disa gjëra që i habisin, raporton “TCH”.

Sipas të dhënave qyteti që ka numrin më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje pune është Tirana me rreth 50% të lejeve të punës, përcjell albinfo.ch.

Në Shqipëri janë rreth 9.500 të huaj me leje qëndrimi. Shumë prej tyre kanë krijuar bizneset e tyre, ose janë punësuar diku duke krijuar kështu edhe familjet e tyre me shtetase të huaja ose me shqiptare.

Më poshtë janë të listuara disa nga përshtypjet e të huajve në raport me shqiptarët:

10 gjërat që u pëlqejnë të gjithë të huajve në Shqipëri:

Shumë shoferë taksie dhe kamerierë flasin gjuhë të huaja
Edhe në fshatin më të humbur mund të pish një ekspres të mirë
Domatet kanë shijen e dikurshme
Njerëzit janë miqësorë
Ha shumë mirë dhe shumë lirë në restorante
Koha është e ngrohtë dhe me diell pothuajse gjatë gjithë vitit
Gjen gjithçka në kaq pak vend: male, fusha, det, lumenj
Shumica e popullsisë është e re në moshë
Femrat janë të bukura
Kujtdo që i drejtohen për ndihmë, është i gjindshëm

10 gjërat që i habisin të huajt në Shqipëri:

Këmbësorë që kalojnë rrugën sipas nevojës, pa ua vënë veshin semaforëve. Shoferë të shpejtë që i japin edhe më shumë gaz makinës te vijat e bardha. Garat “Kush është më i shpejti” mes këmbësorëve dhe makinave kur semafori u jep të dyja palëve të drejtën për të kaluar në të njëjtën kohë.
Toni i zërit. Kudo bërtitet. Burra dhe gra që bërtasin të gjithë në të njëjtën kohë. Prindër që kritikojnë, apo përkëdhelin fëmijët duke bërtitur
Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj.
Këmbëngulja për t’i dhënë mend kujtdo. P.sh nëse një apo dy punëtorë janë duke punuar në rrugë për të hapur një kanal, rreth e rrotull mblidhen shumë të tjerë duke u treguar se sa thellë e sa gjerë duhet hapur kanali.
Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë
Gatimet me të brendshmet e kafshëve (Pse, hahen këto?!)
Takimet e punës në kafene
Sherret për të paguar faturën në tavolinë
Vajzat që dalin xhiro duke kapur për dore njëra-tjetrën
Burrat që puthen në faqe kur takohen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu