Me kalimin e viteve, pasioni fillestar në çift mund të bjerë, por jeta në shtrat vazhdon gjithmonë të jetë e rëndësishme.

Edhe pse seksi, mund të mos renditet si elementi kryesor për mbarëvajtjen e marrëdhënies në çift, kurrësesi nuk duhet anashkaluar, dhe gjithmonë duhet të gjejmë rrugën për ta bërë atë sa më interesant.

Megjithëse secili ka shije të ndryshme në shtrat, ekspertët kanë rënë dakord për sugjerimin e 10 rregullave, që marrëdhënia me partnerin të jetë një burim i pashtershëm kënaqësie.

1.Puthjet- Para se të mësoni si të zhvishni një grua, është shumë e rëndësishme të dini gjithashtu se si ta puthni atë. Një puthje e dhënë në mënyrën e duhur, është gjëja që e ‘ndez’ më shumë një grua, dhe çka është gjithashtu e rëndësishme lidhet me trajtimin e saj jo thjesht si mjet kënaqësie.

2.Joshja– Fillimi i kënaqësisë është pushtimi dhe për këtë arsye, para se të arrijë në dhomën e gjumit, çdo grua duhet të ngacmohet, qoftë edhe nga loja e duhur përmes vështrimeve.

3.Dominimi– Përtej opinionit të përhapur se gratë duan një burrë të vërtetë, atyre gjithashtu u pëlqen të marrin frenat e lojës në dorë dhe është e drejtë t’i lejoni ato ta bëjnë këtë.

4.Dëshirat- Dëshira e saj është urdhër. Kështuqë një burrë duhet ta vendosë veten në mënyrë që gruaja e tij të arrijë kënaqësinë dhe të përmbushë ëndrrat e saj të brendshme.

5.Ndjenja e admiruar– Bërja e saj të ndjehet sensuale dhe tërheqëse, menjëherë do ta çojë atë në kënaqësi.

6.Jo në monotoni – Ndryshoni pozicionin tuaj shpesh gjatë marrëdhënies, për ta bërë atë dinamike dhe tërheqëse.

7.Goja- Ndoshta nuk çon në kënaqësi direkte, por nuk ka asnjë grua që nuk e lejon veten të ngacmohet nga puthjet e partnerit të saj kur përqendrohet “pikërisht atje”!

8.Sy më sy – Thjesht bëni një shikim që përcjell dëshirë dhe një grua i sheh të gjitha në sytë e saj.

9.Lojëra – Shtrati është vendi perfekt për të njohur veten tonë thelbësisht dhe mund të ndezë imagjinatën tonë. Nuk ka nevojë për shumë për t’u argëtuar.

10.Rreziku – Një adrenalinë e vogël mund të jetë lëvizja e duhur.