109 vjetori i shkrimtarit të madh, Migjenit, nuk kishte si të anashkalohej nga presidenti, I cili gjithnjë e më tepër është aktiv në dhënien e mesazheve për të rinjtë.

Meta u shpreh se Migjeni është një uragan frymëzimi dhe kushtrimi , që buron nga dhimbja e njerëzve të thjeshtë.
“Vargjet e poetit tonë kombëtar, Migjeni, janë një uragan i përhershëm frymëzimi dhe kushtrimi, që burojnë nga dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk e durojnë dot shtypjen dhe padrejtësinë. Ato simbolizojnë grushtin e fuqishëm të revoltës mbarëpopullore në çdo kohë, kundër së keqes, mjerimit, padrejtësisë, shfrytëzimit, dhunës, korrupsionit, arrogancës dhe mashtrimit politik. Sot, në 109-vjetorin e lindjes së Migjenit, vargjet e tij vijnë më aktuale se kurrë.
Të ardhmes europiane të vendit, i është vendosur para një “Mal që s’bëzanë” sterrë i zi, i ngritur mbi shkatërrimin e shtetit dhe dinjitetit njerëzor, mbi korrupsionin e llahtarshëm dhe përdhosjen e çdo vlere kombëtare. Por veç shprehjes së dhimbjes e revoltës, Migjeni ynë i madh ka konstruktuar në vargjet e tij edhe shpresën për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore që është gati dhe po vjen shumë shpejt. Aq bukur ajo shprehet në vargjet:
“Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”, shkruan Meta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu