Prej ditësh në vendin tonë kemi mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por duket se në Shkodër akoma vijojnë që të jenë nën ujë 1140 hektarë tokë.

Në raportin e saj më të fundit Bashkia bën me dije se zonat që vijojnë të kenë problem me praninë e ujit është Oboti, disa fshatra në njësinë administrative Dajç dhe Rrethina.

Oboti duket se është dhe fshati më i prekur nga përmbytjet që solli moti i keq në Shkodër ku si pasojë vijojnë të jenë të rrethuara nga uji 10 banesa.

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 400 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
  • Tokë e pakultivuar 80 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 310 Ha
  • Grurë 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha
  • Bimë dekorative 3 Ha 

2.Rreth 10 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

  1. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 50cm.

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 100 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 330 Ha
  • Grurë 5 Ha
  • Bimë dekorative 15 H

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 290 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 110 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha

-Në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 125, date 17.02.2021 “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet  për periudhën Janar-Shkurt 2021”, po evidentohen dëmet në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu