Një adoleshente e lindur me organe gjenitale mashkullore dhe e rritur si djalë ka mbetur shtatzënë pasi zbuloi se ka vezore që punojnë, mitër, qafë të mitrës dhe tuba fallopianë. Mikey Chanel, 18 vjeç, është rritur si djalë, por gjithmonë ndjehej se ishte ndryshe nga moshatarët e tij meshkuj. Testet e bëra kur ai ishte ende fetus në barkun e nënës së tij, zbuluan se foshnja ishte vajzë, por familja dhe mjekët u befasuan kur ai lindi me organet gjenitale mashkullore.

Mikey tha:

Ishte e dukshme për çdo njeri që unë isha ndryshe që nga fillimi. Në moshën 5-vjeçare fillova të luaj me çantën e hallës dhe nisa të vendos buzëkuqin e mamit.
Që herët në moshën 13-vjeçare, Mikey ka thënë hapur që është gay, ndërsa më vonë ka menduar që të bëhet transgjinor. Mirëpo e vërteta u zbulua rastësisht disa vite më vonë, kur Mikey kreu disa analiza mjekësore.

Ai shtoi:

Kisha një ndjenjë të çuditshme kur urinoja, apo pas seksit, kështu që më bënë një eko të traktit urinar. Më thanë që kisha, vezore, mitër, qafën e mitrës, tubat fallopianë dhe se mund të mbetesha shtatzënë nëse doja. Realisht mendova se ishte shaka. Nuk kishte mundësi. Isha haha ku i keni fshehur kamerat.

Sipas mjekëve, kjo është një sindromë mjaft e rrallë, ku një person ka organe gjenitale mashkullore të jashtme, por organe riprodhuese femërore. Ai tashmë është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Ai u shpreh më tej:

Pjesët e mia mashkullore u bënë sterile, por m’u tha që vezoret funksiononin. Isha në gjendje shoku për disa javë dhe më pas kuptova që nuk do të lindja fëmijë nëse nuk do e mbaja një vetë dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Kam dashur gjithnjë të jem prind. Më pëlqente të luaja me kukulla kur isha i vogël kështu që vendosa se tani ose kurrë duhet të ngelesha shtatzënë.

Burimi: Metro |joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu