Zhdukja  e 19 vjeçares shqiptare në Greqi ka alarmuar sërish policinë greke.Një dëshmitar  pretendon se e pa Artemisin pak para se të arratisej pas një kontrolli në një zonë të caktuar në prani të një prokurori.

“Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ditën që prokurori u largua, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën … Ajo ndodhej në Iasonos në Metaxourgeio. “Ata e kanë marrë atë.” thotë ai.

Çfarë ndodhi pak para se 19 vjeçarja të zhdukej?

Shoqja e ngushtë e personit të zhdukur raportoi për një incident që ndodhi në korrik dhe dyshohet të ketë të bëjë me zhdukjen e saj.

“Një ditë në verë, prindërit e saj po e kërkonin sepse ajo ishte zhdukur me orë të tëra. Ajo më kishte thënë se do të shkonte në Varkizë për të notuar. Unë nuk e besova, megjithatë kisha shumë skenarë në mendjen time. “Kisha frikë se i kishte ndodhur diçka e keqe “, tha ajo.

Ditën kur ajo u zhduk,  disa dëshmitarë e kishin parë duke pritur në stacionin e Atikës në Koropi. Aty kalojnë autobusët që shkojnë për në Glyfada dhe Vari.

Banorët zonës që e njihnin atë, ishin të gatshëm të ndihmonin në gjetjen e pistave të reja për zhdukjen e 16 vjeçares.  Disa prej tyre kishin kamera por askush nuk filloi hetimin për të parë momentet e regjistruara.

“Autobusi që Artemis duhej të merrte kaloi, megjithatë ajo nuk hipi në të, kështu që po priste dikë” , theksoi vëllai i saj.

Një tjetër dëshmitar e pa Artemisën ditën që u zhduk. , ai cilësoj se :

” Ajo ishte vetëm,  më pyeti se ku duhej të drejtohej për të shkuar në Atikë dhe unë i thashë se ku të shkonte. Ajo dukej në gjendje të mirë, ishte e buzëqeshur, nuk vura asgjë të çuditshme në sjelljen e saj.Ndërkohë vëllai i saj, 19 vjeçar i pikëlluar për zhdukjen e së motrës tha se do të vazhdojnë kërkimet derisa të gjejnë vendndodhjen .

Drejtuar asaj ai thotë:”Mos e humb shpresën, do të të gjej”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu