Një aksident është regjistruar në mbikalimin e Golemit, ku i plagosur ka mbetur një polic. Ngjarja në fjalë ka ndodhur para pak minutash.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se një automjet i drejtuar nga 20-vjeçari i identifikuar me emrin Xhoi Tresa është përplasur me makinën e policisë, ku për pasojë një prej efektivëve është plagosur.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërsa nuk dihet identiteti i tij. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu