Një 21 vjeçar nga Tirana lëvizte me shpejtësi 197 km/h në kushte të lagështirës në rrugë dhe trafikur ende me fluks të madh. Siç njofton policia, 21 vjeçari kishte vetëm 7 muaj nga data e paisjes me patentë. Një shpejtësi e tillë rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia ka njoftuar se gjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera, janë pezulluar 22 patenta, nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool.

Në pranga kanë rënë 4 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në aksin rrugor Sauk – Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu