Detaje të reja kanë dalë në dritë pas gjetjes së trupit të pajetë të 22 vjeçarit Sokol Shytre në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se pistat kryesore të hetimit janë ajo e vrasjes me dashje e më pas hedhja në det ekspertiza nxori se i riu kishte hematoma në kokë dhe pista tjetër është ajo e ndonjë goditje aksidentale.

Sipas bashkëfshatarëve dhe familjarët e 22 vjeçarit dyshimet kryesore janë se i riu mund të jetë vrarë.

Sipas saj familjarët kanë konfirmuar se ai ka dalë nga shtëpia të dielën në darkë për të takuar shokët për një kafe dhe nuk është kthyer më në banesë. Gjithashtu rezulton se 22 vjeçari pjesën më të madhe të kohës qëndronte në Kurjan me nënën e tij pasi babai ishte emigrant në Greqi.

Ndërkohë sipas policisë dyshohet se i riu mund të kishte mbi 36 orë i mbytur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu