Ylli i kinematografisë italiane, Gabriel Garko është homoseksual, një lajm ky i bërë me dije nga vetë artisi.

I ftuar special në episodin e djeshëm të “Big Brother VIP” në Itali, saktësisht “Grande Fratello VIP”, aktori la të kuptohej e vërteta e tij.

48-vjeçari realizoi një takim me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka patur një fejesë të pavërtetë, nga viti 2015 deri në vitin 2018. Në një letër dedikuar Adua-s, Garko zbuloi të fshehtat e marrëdhënies së tyre.

“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda (emri i vërtetë i Adua-s), ti kurrë nuk më ke thirrur Dario (emri i vërtetë i Gabriel Garko-s) apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk i di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu. Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur…të bukur, por përrallë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja me kokën time? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.”

Më tej, aktori, emri i vërtetë i të cilët është Dario Oliver shtoi:

“Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë herë sepse ti ishe atje. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si shoqe, siç kemi qenë gjithmonë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu