Rreth 30 banesa në fshatin Nartë të Vlorës prej  më shumë se një muaj ndodhen nën ujë. Sipas banorëve të këtij fshati kjo është një situatë e pa ndodhur prej shumë vitesh, ndërsa thonë se edhe pse vizitat e njerëzve të pushtetit dhe të politikës nuk kanë munguar situata është njësoj,e pandryshuar.

Situata nga përmbytjet ka ardhur duke u rënduar, uji rrethon banesat por ka hyrë dhe në to, ndërkohë qe banorë kanë ditë pa dalë nga shtëpitë pasi janë të izoluar nga uji dhe ndihmohen në përditshmëri nga banorët e tjerë.

Për kryeplakun e fshatit Mihal Thanasko problem qëndron tek  hidrovori  i cili sipas tyre nga vjetërsia në kohë ka pompa që e kanë humbur fuqinë tërheqëse të ujit.

Banorët janë shpresëhumbur për përmirësimin e situatës ndërsa presin që uji të largohet vetë .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu