Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në Greqi ku është sekuestruar një sasi e madhe kokaine. Spas mediave greke bëhet fjalë për 300 kilogramë kokainë të kapura nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Selanikut dhe DEA-n amerikane.

Operacioni për kapjen e drogës u zhvilluar të premten në Gianitsa. Të paktën 3 persona janë vënë në pranga, mes tyre edhe shqiptarë. Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura.

Autoritetet po kërkojnë edhe një person tjetër, i cili ka mundur të arratise gjatë aksionit të policisë. Mësohet se ai është hedhur nga ballkoni dhe ka mundur të ikë.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Siç shkruan media helene, serbët merreshin me importin e sasisë së drogës ndërsa shqiptarët e trafikonin.

Droga kishte si destinacion Athinën, nga ku më pas anëtarët e rrjetit të drogës e shpërndanin edhe nëpër ishuj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu