Punonjësit e një fasonerie në Lezhë kanë dalë në mungesë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Burime bëjnë me dije se 300 punonjësit e fabrikës protestojnë këtë të enjte për mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike duke i shkaktuar dëme makinerive dhe ulje të prodhimit.

Prej kohësh është kërkuar prej firmës që të gjendet zgjidhje nga OSHEE dhe ti jepet fund mungesës së energjisë për një fabrikë që nuk mund të prodhojë pa energji, ndërsa punonjësit kanë paga më të ulëta sepse nuk mund të arrijnë normën.

Si pasoje e këtij problemi, firma ka pesuar edhe djegie te makinerive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu