Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan 306 raste të reja nga 1412 testime të kryera në të gjithë vendin.

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë e rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 306 raste të reja me nga 1412 testime të kryera. Rastet më të shumta janë shënuar në Tiranë me 179 të reja.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona të tjerë prej të cilëve një 21 vjeçar nga Elbasani. Prej ditësh ai ishte i intubuar në spitalin Shefqet Ndroqi. Ai ishte me sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu ka humbur jetën dhe profesori i njohur Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 71 qytetarë ndërkohë që numri i personave të shtruar vijon të jetë i lartë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 306

Të shëruar ne 24 orë 71

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1412

Testime totale 114381

Raste pozitive 18556

Raste të shëruara 10466

Raste Aktive 7621

Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3805

Durrës 730

Shkodër 493

Fier 503

Korçë 471

Lezhë 373

Elbasan 344

Vlorë 307

Berat 224

Kukës 178

Dibër 97

Gjirokastër 96

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu