Një ngjarje e rëndë tronditi Mississippin pak kohë më parë, kur një nënë vrau dy fëmijët e saj, 3 dhe 5 vjeçar, mamanë dhe më pas veten. Mediat e huaja raportojnë se Karina Dietering, 37 vjeçe, nuk kishte arritur të pranonte humbjen e kujdestarisë së fëmijëve pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti.

Babai i fëmijëve, Jason Dietering, tregoi skenën e rëndë me të cilën ishte përballur pasi kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes për të marrë të vegjlit që kishin kaluar fundjavën tek e ëma.

Ai kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijëve në dhomat e gjumit, të ish-vjehrrës së tij, 68-vjeçe, dhe ish-bashkëshortes. Dietering tregoi se në fund vendosi që fëmijët t’i várroste së bashku me nënën e tyre, pavarësisht asaj që ndodhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu