38-vjeçaria nga Fieri e cila jeton momentalisht në Kashar, regon historinë e jetës.

Ajo është fejuar dhe martuar me mblesëri dhe tregon se dy vite fejesë e ka parë burrin e saj vetëm dy herë sepse ai ishte emigrant.

Pasi u martuan erdhi në jetë djali i tyre dhe i mori në Greqi.Nisi dhuna psikologjike, fizike ku shpesh herë merrte dhe ofendime nga bashkëshorti.Arriti deri në atë pikë ku ai e nxiste dhe i thoshte të hipte në katin e pestë dhe të hidhej. Ai nuk e donte djalin, apo ta afronte. E merrte dhe e përplaste në krevat sikur të ishte ndonjë send. Më thoshte mua ik hip në katin e pestë dhe hidhu nga andej sepse nuk të dua më. Unë i thashë aty ku më ke marrë aty do më çosh.Nuk e kuptova se çfarë nuk shkonte tek ai person. Kur ishte djali 8 muajsh erdhëm në Shqipëri, ka marrë prindërit e mi në telefon dhe i ka thënë hajde merreni vajzën tuaj sepse nuk e dua më. Mora djalin dhe jetova tek shtëpia e prindërve për 5 vite. Pas 5 viteve më martuan me detyrim, i thoja nuk dua se kam djalin, dhe më thanë që s’të mbajmë dot ne, s’të mban kunata.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu