Një italian 39-vjeçar ka vrarë gruan dhe djalin e tij, ndërsa më pas u përpoq të vriste edhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, ku burri 39-vjeçar pasi vrau bashkëshorten dhe djalin e tyre 5-vjeçar, donte të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Vrasja ndodhi pasi çifti kishte bërë grindje për arsye akoma të pa zbuluara, shprehen mediat italiane.

Personi ndodhet në spital, jashtë rrezkut për jetën, ku ndodhet edhe në vëzhgimin e policëve.

Vazhdojnë hetimet  për të zbuluar motivet e vrasjes nga ana e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu