Ka shkuar në 42 persona numri i të lënduarve nga shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj, në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Ferizaj Agim Veliu, ka vizituar të plagosur në spital. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , e ka konsideruar fatal shpërthimin e ndodhur, ndërsa i uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Reagimi:

Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj.

Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.

Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu