Një 49-vjeçare është sulmuar me thikë në fytyrë nga bashkëshorti i saj, pasi fitoi 5.5 milionë paund në lotari. Stephen Gibbs është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë të Emma Brown në pronën e tyre prej 700,000 paundëshe.

Ema u gjet me plagë në fytyrë, krahë dhe stomak të shtunën e kaluar. Miqtë dhe fqinjët e saj e kanë përshkruar 49-vjeçaren si një grua miqësore dhe që nuk kishte konflikte me askënd.

Gjithashtu, banorët pohuan se Emma, kishte punuar më parë si zëvendës menaxhere por e kishte lënë punën pasi kishte fituar llotarinë. Gibbs u dërgua në paraburgim të mërkurën dhe pritet të dalë para gjykatës muajin që vjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu