Mbi 46 milionë persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Në bazë të të dhënave të pasqyruara tek Worldometer, si të shëruar nga Covid-19 rezultojnë 46,066,772 persona.

Ndërsa, numri i të infektuarve në të gjithë botën ka shkuar tashmë në 66,6 milionë. Prej këtij numri, 1,5 milionë persona nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën me virusin.

Ndërkohë, SHBA vijon të jetë shteti më i prekur nga pandemia. Vendi numëron rreth 14,9 milionë të infektuar dhe 286,622 viktima nga koronavirusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu