Nga Vladimir Mema

Cëriku po rri një talent në portë, Vokli Laroshi në gjurmët e Alban Hoxhës Cërriku është qyteti i vogël i cili prodhon vazhdimisht portierë.

Mjafton të themi Alban Hoxha, portieri kampion i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, i cili fillesat e veta i ka pasur pikërisht në ekipin e Turbinës. Sot, një yll i ri në portën cërrikase dhe në futbollin shqiptar ka lindur.

Bëhet fjalë për Vokli Laroshin, i cili po ndjek me fanatizëm gjurmën e Hoxhës. Vetëm 18 vjeç, me një fizik për t’u admiruar, Laroshi ka dhënë kontributin e tij në ekipin e Turbinës sa i përket objektivave, teksa në pesë ndeshjet e fundit ia ka dalë ta mbajë portën të paprekur.

Laroshi ka 532 minuta radhazi pa pësuar gol, duke shpresuar që të thyejë edhe rekordin e idhullit të tij, Alban Hoxhës, i cili e mabjti të paprekur portën për 1084 minuta.

Nga specialistët vendas, 18 vjeçari shihet si talenti më premtues i portës shqiptare, i cili është në fokusin edhe të ekipeve të kombëtareve.

Sot, janë shumë ekipe në vendin donë që vuajnë për nje “gardian” në portë, por Cërriku për këtë sezon e ka siguruar atë.
Duke qenë në një moshe relativisht të re dhe perspektivë përpara, për Laroshin kanë nisur të vijnë sirenat e para, vendase dhe të huaja, sa i përket merkatos së verës.

Sot, investimi më i madh që mund të bëjë një skuadër është ai i sigurimit të portës, ndaj Laroshi është vënë shumë shpejt në “lupën” e skuadrave elitare brenda dhe jashtë vendit.

Qyteti i Cërrikut po rrit një talent, por me paraqitjet e tij këtë sezon, Laroshin do ta shohim në një ekip pretendent në të ardhmen.