Sot në Elbasan janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19. Nga 14 rastet e shënuara, 7 janë mësues, një në bashkinë Cërrik dhe 6 të tjerë në Elbasan.

Rastet me Covid-19 janë shënuar; 2 te “Luigj Gurakuqi”, një te “Naimi Frashëri”, një në shkollën 9 vjeçare në Griqan, një te shkolla “Qemal Haxhihasani”, një te “Kostandin Kristoforidhi” dhe një te shkolla 9 vjeçare në Mengël.

Ndërkohë që 20 mësues të tjerë janë karantinuar. Pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit për të zbuluar nëse janë infektuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu