Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 737 raste të reja me koronavirus, nga 2,470 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës,

31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe,

4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin,

2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Po ashtu, brenda ditës, janë shëruar 414  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,469 që nga fillimi i epidemisë.

Nga ana tjetër, aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Si pasojë e sëmundjes, jetën e kanë humbur 13 qytetarë: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2  nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu