Të gjithë e dimë që politikanët shqiptarë, majtas, djathtas, apo në mes qofshin, krimben në para. Pasuria e tyre është marramendëse dhe kjo duket fare qartë nga jeta luksoze që bëjnë.

Mirëpo ka disa prej tyre, që pasuria është thuajse e deklaruar, dhe arrin shifrat në miliona euro.

Në emisionin “Opinion” dje po trajtohej pasuria e politikanëve shqiptarë ku janë renditur edhe 8 më të pasurit prej tyre.

Shifrat i bazohen deklaratave të tyre në KQZ para zgjedhjeve të 2017-ës, por nuk dihet sesa janë sot.

Në krye të listës qëndronte deputeti i PSD-së me 30 milionë euro pasuri të deklaruar në total. Pas tij vjen ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, ndërsa vendin e tretë e mban ish deputeti i LSI në Shkodër, Agron Çela.

Lista e plotë:

Tom Doshi PSD 30 milionë euro pasuri

Agron Shehaj PD 23 milionë euro

Agron Çela LSI 11.4 milionë euro

Adnor Shameti PS 5.3 milionë euro

Anastas Angjeli 2 milionë euro

Fate Velaj PS 1.4 milionë euro (Koleksione artistike)

Tatjana Biro PS 1.1 milionë euro

Alket Hyseni PS 1 milionë euro

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu