Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sonte se ata persona që do të vaksinohen kundër Covid-19, do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.

“Ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë. Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania” tha ajo në Opinion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu