Muaj më parë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ishte pre e disa lajmeve që qarkulluan në lidhje me një arrestim të mundshëm të tij, pasi merrej me drogë.

U tha se ai u kap duke trafikuar drogë, mirëpo atëkohë ishte vetë këngëtari që reagoi duke thënë se ishte trillim.

Së fundmi këngëtari ka bërë një bashkëbisedim me fansat e tij në Instagram, ku njeri e ka pyetur nëse është e vertetë që merret me lëndë narkotike.

“A është e vërtetë që merresh me drogë” e pyt një fans.

Ndërkohë përgjigja e këngëtarit nga Maqedonia ishte: “Ata që merren me këtë pjesë tjerë janë e jo unë, por nuk merrem me shpifje, e kam parim të jetës”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu