Edhe pasi janë zbuluar simpomat e zakonshme të koronavirusit, në Britani është bërë një studim ku është zbuluar një simptomë e re: ndjesi pickimi bezdisëse në lëkurë.

Një grua u shpreh se kishte përjetuar ndjenjën e çuditshme si një pickim apo bezdisje në lëkurë.

Tracy Clark, 49 vjeç, nga Tyneside e Veriut, tha se ajo gjithashtu ndjeu një ngacmim bezdisës si pickim teksa përjetonte simptomat e koronavirusit.

“Është një ndjesi fizike marramendëse, duket sikur çdo gjë nën lëkurë po zien. Kam patur për rreth 9 ditë simptoma, e dija që do të kisha temperaturë, kollë dhe dhimbje. Kisha lexuar për to. Por, u habita kur përjetova simptomën për të cilën nuk kisha lexuar askund.

Edhe pacientë të tjerë që ishin në të njejtin spital me mua, kanë përjetuar të njëjtën gjë. Duket sikur diçka lëviz nën lëkurë, ndjen një ngjethje në trup dhe duket sikur e gjithë lëkura po “gumëzhin”,” tha ajo më tej, raporton The Sun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu