Policia në Krujë ka arrestuar një të ri i cili ishte i shpallur në kërkim për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë”.

Kështu, është ndaluar 26-vjeçari  Sh. M., banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë  i ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Njoftohet se i riu dyshohet që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një 30-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019.

Po ashtu, policia në Durrës arrestoi në flagrancë A. B., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu