Zyrtarizime nga Tirana dhe Teuta. Bardheblutë prezantuan Taulant Seferin ditën e djeshme. Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka ardhur në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Young Boys, teksa sot është bërë zyrtar afrimi i radhës.

Ai është Jocelin Behiratche, 20-vjeçari nga Kameruni. Afrikani aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kampionat e Shqipërisë.

Mirësevjen Jocelin Behiratche! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e radhës në merkaton e Janarit.Jocelin Behiratche është emri i ri që do të rreshtohet në radhët e bardhebluve. Qendërmbrojtësi 20 vjeçar pas kryerjes së të gjitha analizave të nevojshme nënshkroi kontratën që e bën atë pjesë të klubit për dy sezonet e ardhshme“, lexohet në postimin e bardhebluve.

Teuta përforcon sulmin me Sebino Plakun. Akordi ishte arritur ditë më parë, ndërsa sot ka ardhur prezantimi i sulmuesit të njohur, i cili ishte pjesë e Kastriotit në gjysmën e parë të sezonit, ekip me të cilin e gjeti dy herë rrugën e rrjetës në kampionat.

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Sebino Plaku. Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në pranin e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve.Plaku në Durrës vjen nga ekipi i Kastriotit. Sulmuesi do të bashkohet sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Sebino Plakut, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë me fanellën e skuadrës tonë”, shkruan klubi durrsak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu