Një aksident i frikshëm është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Plepave, ku automjeti tip “Ford Fusion” i drejtuar nga 25 vjeçari Met Koci, është përplasur me një shtyllë.

Nga përplasja e fortë, mjeti ka pësuar dëme të mëdha ndërsa drejtuesi i mjetit, Met Koci fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe në foto, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga automjeti, i cili është polic rendi në zonën e Durrësit.Ambulanca dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu