Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Starovë. Nga raportimet e para mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja e fortë janë krijuar dëme të shumta materiale në të dyja mjetet. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Sipas burimeve njëri prej drejtuesve të mjetit ka qenë i dehur dhe është larguar në këmbë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu