Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, duke lënë të plagosur dy persona. Përplasja fillestare ka ndodhur mes dy makinave, ku një mjeti tip “Benz” i ka rënë nga pas makinës tip “Opel” duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në të dyja mjetet. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv të dy makinat janë bërë shoshë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të hapur dyert e makinave të aksidentuara.

Pas përplasjes, makina “Opel” është rrotulluar në rrugë duke përfshirë në aksident edhe një fugon. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 2 persona që udhëtonin me makinë tip “Opel”. Të plagosurit janë dërguar për mjekim në Spiralin e Durrësit dhe ndodhej jashtë rreziku për jetën.

Policia ndodhen në vendin e ngjarje spër zbardhjen e plotë të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu