Një aksident i frikshëm është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.  Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit në Parkun Rinia.

Mjeti tip BMW me targë AA 123 YU ka humbur kontrollin e për pasojë fillimisht ka goditur një taksi dhe më pas ka përfunduar brenda në park.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur qytetarë të lënduar edhe pse mjeti ka hyrë në park. Vetëm drejtuesi i BMW është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu