Një aksident i frikshëm është riregjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin pranë “Paraburgimit” në Bradashesh.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “BMW X6” dhe një “Golf 4”. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej të plagosurve kane pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një tjetër dëmtime më serioze.

Ndërkohë policia po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti të frikshëm sipas burimeve nga vendngjarja ku fatmirësisht nuk pati viktima.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu