Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Deçan të Kosovës, ku si pasojë tetë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Tre nga të lënduarit vlerësohet se janë në gjendje më të rëndë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 08:10 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident trafiku, ku të involvuara kanë qenë dy vetura. Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të gjithë janë dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal për trajtim. Mjeku ka vlerësuar se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu