Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës më 24 janar. Ditën e sotme ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar pamjet nga aksidenti ku një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe ka plagosur nënën me tre fëmijët e saj, ndërsa autori nuk është gjetur ende edhe sot. Në denoncimin e postuar nga ish-kryeminstri thuhet se Policia e Vlorës është duke mbrojtur kriminelët, ndërkohë që mamaja e tre fëmijëve është ende e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë.

Postimi i plotë i Berishës:

Makina shtype 4 vete ne mes te Vlores! Narkopolicia fsheh prej 10 ditesh kriminelin! Shikoni videon e aksidentit dhe lexoni mesazhin e familjarit dixhital! Sb Përshëndetje doktorr. Në radhë të parë ju uroj shendet. Doktorr dua tu informoj për një hall të madh që na ka zënë. Doktor im vëlla quhet Rexhep Llaçaj dhe është prej 20 vjetësh punonjës i policisë së shtetit në Vlorë tani kan disa muaj që e kan transferuar në Himarë vetëm e vetëm sepse unë shkruaj kundra qeverisë. Por ky nuk është problemi kryesorë.
Problemi yn është sepse në dt 24.01.2021 në rrugën transballianike te rrethrrotullimi i shkollës së naftës te vizat e bardha në orën 21:00 një makinë na shtypi kunatën dhe mbesën, nusen e Rexhepit dhe vajzën. Majlinda dhe Lesina Llaçaj, dhe pse kan kaluar 10 ditë nga aksidenti policia akoma nuk ka bërë as identifikimin e personit dhe as të makinës. Kunata ka politrauma dhe ka qenë në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet akoma te spitali i traumës në Tiranë. Si ka mundësi që ky shtet mos ta gjej akoma personin.Po ju drejtohem juve doktorr sepse ju mbeteni akoma shpresa jonë. Po ju nis dhe vidjon se si makina shtyp nusen e vllait dhe mbesen dhe dy çunat e vllait qe i qepen makinës nga mbrapa por nuk arrijn ti shofin targat dhe shofin maman e tyre se si u fluturon në ajër fëmijët kan kaluar traum dhe këta akoma nuk po e gjejnë ose nuk duan ta gjejnë.

blob:https://www.facebook.com/d3c387e7-8f19-4441-b00d-da5d07152746

https://www.facebook.com/121577844669798/videos/809532152935370

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu