Një aksident automobilistik ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme. Dy mjete janë përplasur mes tyre në vendin e njohur si “Fusha e Loparit” pranë shkollës “Jorgji Dilo”.

Një mjet tip Mercedes që drejtohej nga një vajzë është përplasur me një mjet tjetër tip fuoristradë. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia me te cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip fuoristradë.

Fatmirësisht nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa dy drejtuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Tronditje ka pësuar vajza, e cila sipas burimeve nga vendngjarja thuhet se është shtatzënë çka ka bërë që edhe ambulanca të mbërrije me shpejtësi për t’a dërguar drejt spitalit ku bëhet me dije se është pa probleme serioze për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu