Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragostunjë, ku një automjet është përplasur me një maune dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Të plagosurit, shoferi i kamionit i identifikuar si Qani Bajrami dhe drejtues i mjetit tjetër Ilir Kllogjeri janë dërguar në spital, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjeti në përpjekje për të parakaluar në këtë segment në manovër e sipër është përplasur me maunen, e cila në përpjekje për të shmangur aksidentin ka përfunduar duke rënë nga ura disa metra ne greminë buzë aksit.

Kamioni, i cili transportonte granil ka rënë në një lartësi prej 300 metrash. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu