Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Korçë. Abcnews.al mëson se aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri është nisur drejt spitalit dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu