Policia e Shtetit ka njoftuar se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, është përplasur nga një automjet, një 64-vjeçare e cila ka humbur jetën.

Sipas raportimit paraprak të policisë E.S., 43 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, në rrethana të paqarta, ka përplasur për vdekje të moshuarën, banuese në Librazhd.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,Peqin, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd, dhe për pasojë ka ndēruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu