Një minator ka humbur jetën këtë të mërkurë në një minierë në Bulqizë.

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku si pasojë është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç.

Ndërkohe nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

“Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu