Aksident automobilistik në ‘Lungomare’ pranë ish-shkollës së Marinës në Vlorë. Një automjet është përplasur me një motor, teksa ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Motori ka humbur drejtimin, nuk ka frenuar në kohë dhe ka goditur “Benz”-in.

Si pasojë është rrëzuar duke mbetur i plagosur. Në humbjen e drejtimit të motorit ka ndikuar edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Drejtuesi i motorit ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu