Eneda Hasa

Aksident automobilistik në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ndodhi gjatë paradites në afërsi të fshatit Mengël.

Siç shihet nga pamjet ekskluzive të infoelbasani.com, një automjet ka dalë nga rruga dhe, pasi është rrokullisur disa herë, ka përfunduar me gomat lart në anë të saj.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit. Por ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit për shkak të motit me lagështirë. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu