Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit, ku si pasojë e përplasjes nga një automjet ka humbur jetën një person.

Siç shihet dhe në foton e siguruar në Faxweb, qytetari gjendet ende i shtrirë në rrugë, ndërkohë që policia dhe ambulanca nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.

Personi që ka ndërruar jetë nuk është identifikuar ende, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasi Sh. A., 60 vjeç është shoqëruar në polici. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu