Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Përrenjas – Qafë Thanë në fshatin Urake dhe është përplasur me shtyllën e linjës TM 6 Kv të fidrit 9, Nënstacioni i Përrenjasit.

Si pasojë e këtij defekti të krijuar, ka mbetur pa energji elektrike dogana Qafë Thanë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa me policinë në vendngjarje është edhe grupi i OSHE të Librazhdit që po punon për rregullimin e defektit të krijuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu