Një qytetar i Manastirit ka humbur jetën sot në orët e hershme të mëngjesit më saktësisht në ora 05:25 minuta në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Manastir-Prilep, kur makina të cilën drejtonte për shkaqe të panjohura doli nga rruga.

Në këtë fatkeqësi ka humbur jetën 36 vjeçari G.J. Nga SPB-Manastir njoftojnë se vozitësi ka humbur jetën në vendngjarje.

“Mjekët e Ndihmës së Shpejtë kanë konstatuar vdekjen, ndërsa në koordinim me prokurorin publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga SPB-Manastir.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu