Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në afërsi të markatës së qytetit. Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një automjet tip Smat dhe një tjetër tip BMW.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.

E plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që kreu veprimett proceduriale për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu