Në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të Rrëshenit, ka qenë pjesëmarrës edhe reperi nga Kosova, Diamant Sinanaj, i njohur për publikun si “BlackLion”.

Pas aksidentit,  kanë kontaktuar me reperin Diamant Sinanaj, i cili tha se ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme është shënuar një aksident i trefishtë ku fillimisht një trajler është përplasur me një “BMW”, më pas edhe me një veturë të tipit Renault.

Nga ky aksident ka humbur jetën shoferi i “BMW”, Armdan Xhaferri 31-vjeç, ndërsa repero ndodhej në makinën Renault dhe ka marrë lëndime të lehta.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave nga ana e Policisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu