Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Vlorë-Peshkopi, ku mjeti ka përplasur për vdekje një të mitur 7-vjeçare. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me inicialet E.SH, dhe po punohet për zbardhjen e këtij aksidenti me pasoja të rënda.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Vlorë-Peshkopi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu